-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama thirrje bizneseve: Deklaroni pagat, për ne është vjedhje e pensioneve, pasojat do jenë penale

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin në Korçë u ka bërë thirrje bizneseve që të deklarojnë pagat. Ai tha se në sektorin e ndërtimit dhe atë të turizmit nuk ka më paga me 400 ose 500 euro.

“Pagat në ndërtim janë mbi 800 euro. Kur sheh pasqyrat që deklarojnë 500-600 euro. Pse? Sepse ne kemi bërë që për pagat deri në 500 euro nuk ka tatim, por ka sigurime shoqërore patjetër. Këta ju japin 500 euro në bankë dhe i thonë na dhe 500 të tjera në dorë. Ja ku u vodh një pensionist, ndërkohë që ky tjetri që i merr këto i hap vetes gropën kur të dalë në pension. E njëjta gje ndodh me sektorin e turizmit. Pagat në turizëm janë paga si në Greqi, prandaj dhe këtë vit kemi parë fillim të një trendi kthimesh nga Greqia.”,u shpreh Rama.

Ai tha se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka cuar një njoftim tek të gjitha bizneset që të kenë parasysh që në deklarimin e pagave që bëhet në fund të vitit të mos vjedhin pensionistët, por të deklarojnë pagat reale.

“Nëse do na vijnë deklarime që nuk janë në përputhje me realitetin do kthehet prapësht dhe do ti themi nëse nuk e rishikon pasojat janë penale jo civile dhe për ne është vjedhje e pensioneve”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit