Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët në Selanik.
Ndërsa ora e takimit po afron, janë duke u kryer kontrollet e fundit të sigurisë brenda dhe jashtë sallës. Pjesë e këtyre kontrolleve janë edhe qenët që po përdoren për të kërkuar eksploziv.
Këngëtari Noizy do të performojë në këtë ngjarje, duke sjellë një atmosferë festive për pjesëmarrësit.
Megjithatë, vizita e Ramës në Greqi nuk është pritur mirë nga ekstremistët grekë, të cilët kishin planifikuar një protestë në vendin e takimit, por një natë më parë ata janë tërhequr nga ky vendim.
Për të garantuar sigurinë, rreth 300 policë grekë dhe 200 agjentë janë vendosur në gatishmëri afër hotelit, ndërsa ka mbërritur gjithashtu dhe garda e Republikës së Shqipërisë.