Policia e Comos në Itali ka arrestuar dy shqiptarë, 20 dhe 24 vjeç, të dy me banim në Laglio, për trafikim droge.
Hetimet zbuluan se ata ishin pjesë e një organizate që operonte në tregun e drogës. Arrestimi u bë ndërsa të rinjtë po shisnin lëndën narkotike në një parking supermarketi, i cili ishte përdorur si pikë takimi për blerësit dhe shitësit.
Gjatë kontrollit, policia gjeti 60 gram kokainë të ndarë në doza për shitje, si dhe para të gatshme në banesën e tyre.