-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mandati i Vullnet Sinajt/ Bardhi letër Spiropalit: Thërrisni Këshillin për Rregulloren

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratiek Gazment Bardhi i ak drejtuar një shkresë Elisa Spiroaplit. Bardhi i kërkon Spiropalit që të mbledhë Këshillin për Rregulloren në lidhje me mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj.

Ai shprehet se “që nga data 18 shtator Kryetarja e Kuvendit nuk ka thirrur më mbledhje të Këshillit për Rregulloren duke penguar vijimin e procedurës parlamentare dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”.

Bardhi thekson se ky pengim është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, dhe gjithashtu një cënim flagrant i të drejtës kushtetuese të 1/10 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

“Në këto kushte, në përputhje me nenet 70, pika 4, të Kushtetutës dhe nenit 13 e 119/1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë: (i) Të thërrisni mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për vijimin e shqyrtimit të mocionit të paraqitur nga subjekti kushtetues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit; si dhe (ii) Përfshirjen në Rendin e Ditës së një prej seancave më të para të Kuvendit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.”, thuhet në letrën drejtuar Spiropalit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit