-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rindërtimi i shkollës “Pjetër Budi”, Veliaj: Kemi arritur në 46 dhe do të shkojmë në 55

Kryesoret

Erion Veliaj ka treguar se bashkia e Tiranës ka nisur rindërtimin e shkollës “Pjetër Budi”, duke çuar kështu në 46 shkolla në total.

Veliaj u shpreh se shkolla e re do të jetë tre herë më e madhe se ajo që ishte, pasi godina do të ketë 28 klasa për nxënësit e ciklit 9-vjeçar dhe 2 klasa për ciklin parashkollor.

“Kjo është shkolla e 46-të që ndërtojmë. Kur njerëzit më thonë ç’është ky fiksim me shkollat, u them se i vetmi antidot për dhunën, janë shkollat. Ata digj goma, ne ndërto shkolla; ata shty policinë, ne ndërto shkolla. Ata blloko rrugët, ne ndërto shkolla. Shkolla është ilaçi për çdo problem të shoqërisë. Nëse kemi çuna e goca të arsimuar, nëse janë përgatitur për punët e së ardhmes, të gjitha cic-micet, zhurmat e budallaqet e politikës së ditës nuk do i mbajë mend njeri, por shkolla do të ngelet këtu. Me shkollën e 46-të kemi ambicie ta përfundojmë punën në Bashkinë e Tiranës me 55 shkolla të reja në total”, tha Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit