-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitorja e Trump/ Shehu: Do të reflektohet edhe “hedhjen në kosh” të disa veprimeve të nxitura nga Tirana

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetin e tij social në facebook ka reaguar në lidhje me fitoren e Donald Trump në SHBA. Shehu shprehet se fitorja e Trumpit është një konfirmim i të djathtës konservatore dhe një ngjarje që do të reflektojë shumë më gjerë se në SHBA.

“Kjo fitore edhe në Senat e Kongresin amerikan flet për atë që njerëzit e ndjejnë të domosdoshme kthimin e parimeve të kësaj të djathte në:
1- Ekonomi, mbas problemeve të mëdha të viteve të fundit në ekonominë amerikane, si pasojë e politikave jo produktive të një të majte populiste.
2- Në nivelin e kontrollit të brendshëm aty, të kriminalitetit e pasigurisë.
3- Në disa zhvillime kaotike ndërkombëtare.
4- Në mbrojtje të vlerave themelore mbi të cilat mbështetet vetë shoqëria njerëzore si familja e “shenjtë”, konsiderimi i abortit një vrasje jete, largimi nga konceptet e rrezikshme e keq përdorimi i tyre si ai “gender”, “uterusit me qira”, etj.
Kjo fitore tregon se njerëzit kërkojnë realen, zhvillimin ekonomik, vlerën.
Se shoqëria kërkon “Tradicionalen”!
Se zgjedhjet nuk mund të fitohen me populizëm, me flamujt e familjes LGBT, abortit, genderit a shitjes së uterusit.”, shkruan deputeti Shehu.

Ai thotë që ky ndryshim i madh në vendin e liderit botëror do të ketë edhe një efekt të rëndësishëm në Shqipëri.

“Unë jam i bindur, do të reflektohet edhe “hedhjen në kosh” të disa veprimeve të nxitura nga Tirana dhe realizuara nga qarqe të tilla majtiste populiste në Washington.
Duke filluar kjo me represionin ndaj Z.Berisha. Unë besoj në atë që e vërteta mund të vonojë, por gjithmonë del. Besoj se tashti dita e së vërtetës po afron.”, shprehet Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit