-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD letër kundër ekspertizës së Linda Ramës, Kombet e Bashkuara: Rekrutim transparent dhe i paanshëm

Kryesoret

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar në lidhje me letrën që kanë dërguar disa më parë grupi parlamentar i partisë Demokratike për donatorët që monitorojnë reformat e Shqipërisë.

Në atë letër, Partia Demokratike ishte kundër ekspertizës së monitorimit të Shqipërisë me autore Linda Ramën, ku sipas tyre cënohej besueshmëria e raporteve që ndodhen në konflikt interesi.

“UN Albania është e angazhuar për një proces rekrutimi transparent dhe të paanshëm, i organizuar sipas praktikave më të mira të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.

Procesi ynë i rekrutimit të konsulentëve ndjek praktika të drejta, transparente dhe pa diskriminim në çdo hap. Kjo përfshin praktika të hapura dhe konkurruese të punësimit, me shpallje të gjerë të pozicioneve të lira, për të tërhequr një grup sa më të larmishëm dhe të kualifikuar aplikantësh.

Të gjithë konsulentët e OKB-së përzgjidhen në bazë të kushteve të mirë-përcaktuara të punës, dhe aplikantët vlerësohen sipas kritereve objektive, ekspertizës teknike përkatëse dhe përputhshmërisë strikte me udhëzimet organizative, për të siguruar që projektet të realizohen me integritet dhe pavarësi.”, thonë Kombet e Bashkuara të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit