Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një 40-vjeçar me iniciale A.M., u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij dhe 54-vjeçari L.M., ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Ndërsa policia e Krujës ka arrestuar 51-vjeçarin me iniciale A.V., të akuzuar për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Gjithashtu policia rrugore ka arrestuar 45-vjeçarin me iniciale A.Sh., pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe 28-vjeçari R.D., po drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike. 30-vjeçari me iniciale E.F., banues në Durrës u arrestua pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.