Banorët e fshatit Pajovë protestuan sot duke bllokuar aksin Peqin-Elbasan.
Për të shmangur aksidentet tragjike sikur kanë ndodhur, banorët kërkojnë rregullimin e qarkullimit rrugor në atë zonë, që të mos ketë më ngjarje të rrezikshme.
Konkretisht kërkohet kufizues shpejtësie, vendosje e sinjalistikave rrugore dhe policëve, mbikalime e ndriçim në zonë.