-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuza Dumanit: Tregoju shqiptarëve kush të ka blerë ty apartament

Kryesoret

Lideri i opozitës Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. Berisha deklaroi që një punonjës i ndershëm me rrogë shteti nuk blen dot kurrë më shumë se një garsionere nga vitet 1992 në vitet 2016.

“Kurse Dumani gjendet me 3 apartamente dhe mashtron e thotë se e kam dhuratë”, theksoi Berisha.

“Nga kush e ke dhuratë ti mor? A ka ligje mor? Po ku ka ligj që të lejon të marrësh apartamentin dhuratë o gënjeshtar, o kriminel? Ku ka ligj? Kush të ka blerë ty me apartamentin, thuaju shqiptarëve? Kush të ka blerë ty o peng i Edi Ramës, dhe do të dalësh ti.

Altin Dumani, thuaju shqiptarëve, kush të bleu ty apartament, kush të mban peng me apartament?

Shqiptarë, pyesni veten, cili nga ju ka arritur të bëhet me rrogë shteti me tre apartamente, për të kuptuar se çfarë është pengu i Edi Ramës, Altin Dumani apo tjetri me vilë, apo tjetri… Dhe që marrin 7 mijë euro rrogën. A mund të imagjinoni ju të paguhen kriminelët me taksat tuaja 7 mijë euro rrogën?”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit