Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer shprehet se me rikthimin e Trumpit do të inkurajohet etnonacionalizmi, që mund të jetë me pasoja për Ballkanin Perëndimor.
“Rizgjedhja e Trumpit do t’i inkurajojë etnonacionalistët në të gjithë rajonin. Nëse Ukraina ndahet, pse Serbia të mos përpiqet ta kapë veriun e Kosovës dhe Republikën Serbe?
Pse Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë? Uashingtoni madje mund të ndihmojë. Lufta do të jetë një mundësi reale. Pastrimi etnik dhe kolapsimi i shteteve mund të pasojnë.
Gjatë gjithë kohës familja Trump do të përfitojë financiarisht nga investimet e financuara nga sauditët e Jared Kushner në Serbi dhe Shqipëri”, ka thënë Serwer.
Pasi u konfirmua triumfi i Donald Trumpit në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara, atij i janë përcjellë urime nga udhëheqësit shtetërorë të Kosovës dhe liderët e subjekteve opozitare.
Një post të lartë në administratën Trump është paralajmëruar se do ta marrë edhe Grenelli.