Presidenti izraelit, Isaac Herzog, do të takohet të martën në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Joe Biden, për të diskutuar krizat në Gazë dhe Liban, sipas një deklaratë të shpërndarë nga presidenca izraelitë të dielën.
Ndërkohë, dhjetra njerëz u vranë dhe u plagosën nga sulmet izraelite në një shtëpi në rajonin Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, njoftuan të dielën mjekët palestinezë.
Banorët thanë se në ndërtesë ishin strehuar së paku 30 vetë.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA dhe media e Hamasit tha se numri i të vrarëve ishte 32. Deri më tani këto të dhëna nuk janë konfimuar nga autoritetet shëndetësore palestineze.
Më vonë të dielën, ushtra izraelite tha se kishte goditur një zonë në Xhabalia ku sipas saj “vepronin terroristët”. Ushtria ka akuzuar Hamasin se e shfrytëzon popullsinë dhe objektet civile për qëllime ushtarake, një akuzë që është hedhur poshtë nga grupi militant.