-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jorgji Kote: Berlini shembte Murin, Tirana heshtje!

Kryesoret

Dihet tashmë se bashkë me Murin e  Berlinit    9 Nëntor  1989 filloi rrëziminjeri  pas tjetrit, i  rregjimeve  RDGJ, pak ditë më vonë në ÇekosllovakiHungariRumaniBullgari dhe gjetkëPo  Shqipëri dhe me rregjimin e saj ç’po ndodhte? 

Siç kam pohuar  librin “Berlini pa Mure“ rënia e Murit e gjeti papërgatitur udhëheqjen komuniste  “ vazhdimësisëmadje në momente jubilare festiveme pompënfanfarat dhe trumpetat e propagandës së saj.  7  Nëntor ishte përkujtuar 72 Vjetori i Revolucionit  Tetorit dhe 48 vjetori i krijimit të Partisë; ndërkohë ishin në kulm përgatitjet për festimin e jubileut të 45 vjetorit të çlirimit të Atdheut dhe 87 vjetorit të Pavarësisë. Përironi  fatitditën kur  Berlin kishte filluar shembja e Muritnë Tiranë ndodhej për vizitë Ministri i Jashtëm i Kubës komuniste!  

Udhëheqja komuniste  Tiranëme veprimet e saj politikendonëse larg “gjuhës  drunjtë”  dikurshme po synonte të krijonte përshtypjen sgjithçka po shkonte normalisht. Mirëpo, momentet entusiazte e  gëzimit  papërmbajtur  Berlintë shfaqura  ekranët e botës u panë edhe nga shumica e shqiptarëve; djemtë e tyre ia kishin  gjetur hilen  me kohë edhe zhurmuesve nëpërmjet “kanoçeve” shumë  kërkuara ato vite. Manifestimet madhështore të berlinezëve ato ditë të flakta Nëntori zgjuan dhe ngjallën shpresën e madhe të shqiptarëve për një fillim të ri. Ndërkohë qendrat e punës e të prodhimit, në dikasteret e ndryshme, ndihej atmosfera e zymtë dhe tronditja që kishte shkaktuar rënia e Murit. Në ato vite punoja si ekspert në ish-Ministrinë e Tregtisë së Jashtme; aty e kam parë dhe ndier nga afër këtë shokim të paparë politik të rregjimit. Rregjimi kërkontet’i shpëtonte përgjegjësisë historike e  dilte “ pa u lagur” nga kjogjendje e pashpresë.

Prandajkrerët e atëhershëm komunistë linin  nënkuptohej se ngjarjet në Berlin nuk kishin lidhje me Shqipërinë, se ajo ishte vendi vërtet vetëm socialist  botëNdërkohëduke përfituar nga atmosfera e stisur festive,  ata shpreheshin se Shqipëria do të vazhdonte ndërtimin e socializmit “me ballin lart dhe duart plot”!  

Ndajështë interesantesidomos për ata  nuk e kanë jetuar atë periudhë ndalemi disi  gjatë  kronikat e asaj periudhe pështjellueseduke iu referuar kryesisht pasqyrimit të saj në faqet e gazetës “Zëri i Popullit”. Themi ZP-japasi dhe gjithë gazetat e tjera, radioja dhe televizioni i vetëm shtetëror  pasqyronin me besnikëri “ frymën dhe gërmat” e tij, për shkak të  censurës së Partisë- Shtet mbi median dhe shtypin e dogmatizuar të asaj kohe.

Megjithë peshënintensitetin dhe rëndësinë epokale  rënies Murit  Berlinit vend  pasqyrimit  tijfaqet e para  ZP-i “pushtonin“ fitoret dhe arritjet e masave  gjera punonjëse nënudhëheqjen e PPSH-!

Madje, pikërisht ato ditë Nëntori 1989, ZP-ja dhe organet e tjera medias dhe shtypit jepnin vetëm kronika  gjata  dhe kryeartikujpër jehonën e Konferencës Kombëtare  Gjeologjisë shqiptare po mbahej ato ditë!!?

Vendin kryesor e zinin Konferencat e Partisë  rrethe dhe fjalimet e   Ramiz Alisë; aq sa kur lexon përmbajtjen e tyre, menjëherë vjen ndërmend shprehja “han e shanhan e Bagdad! Kështu 9 Nëntorditën e Rënies  Murit, Ramiz Alia  fjalimin tij Pogradec shprehej “ me krenari  për socializmin fitimtar!

Përkujtimi i përvjetorit  themelimit  Partisë dhe Revolucionit Tetorit, i jepte rastin ZP- t’u kujtonte njerëzve me shkrimebutaforike se Shqipëria do  vazhdonte me bindje rrugën e sajsepse  “ajo nuk ishte  as lindje dhe as perëndim”.

Në një artikull të gjatë të datës 28 Nëntor 1989 me titull “ Nuk dështoi komunizmi, por deformimi i tij” shprehej ende bindja në drejtësinë e vijës së Partisë sonë dhe të komunizmit si ideologji!!

Karshillëku ndaj ngjarjeve në vendet e tjera të lindjes, duket qartë edhe në numrin e ZP-  30 Nëntorit, i cili është i mbushur mefjalën e liderit komunist  Paradën ushtarake tradicionale  29 Nëntor, me titullin bombastik “ Forca jonë uniteti, rruga jonë socializmi”! Mirëpo, edhe lideri gjermanolindor Honekeri, në fillim të Tetorit kishte pohuar me të njëjtën gjë në manifestimin me rastin e 45 vjetorit të krijimit të RDGJ-së, me Gorbaçovin në krahporvetëm një javë  vonë ai e pa vehten dhe rregjimin e tij  shkërmoqur bashkë me Murin.

Gjithashtufaqet e ZP- dhe  media shqiptare “gumëzhinin” ngaqindrat e telegrameve rutinorë  urimitnga partitë marksiste – leniniste për festat si dhe nga ceremonitë e dekorimit të dhjetra qytetarëve dhe drejtuesve të lartë shqiptarë.

Dukej qartë se propaganda e orkestruar nga udhëheqja më e lartë e Partisë së asaj kohe, po bënte maksimumin që të zbehte dhe linte  hije efektet ndërkombëtare  shembjes  Murit,  ai kalonte pa gjurmë  Shqipëri! Çfarë miopi politike! Shkurt, çdo gjë mund të gjendej ato ditë në ZP dhe televizionin shqiptar, por jo LAJM, edhe pse lajmi, madje emblematik ato ditë javët dhe vitet do pasonin ishte atjepra  tek shembja e Murit  Berlinitte eramadhe e NDRYSHIMIT në lindje!

Propaganda e saj kohe po tregohej aktive dhe  frontin e jashtëm, madje dhe në Gjermani, duke përfituar sërish nga përkujtimi tradicional i jubileve të sipërpërmendur. Kështu, më 4 Nëntor, ZP-ja  jepte njoftimin, mbi vizitën e Dr. Fritz Pirk, President i Fondacionit prestigjioz gjerman “Hans Seidel” Ish-Ministër Shteti dhe Europarlamentar dhe takimet e tij me Ish-Kryetarin e Komitetit  Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë,  ndjerinFahrudin Hoxha. Dukej qartë se mungesa e pritjeve nga autoritetet e larta kishte të bënte me qëndrimet e tij politike të pakëndshme për rregjimin; gjithsesi, për propagandën komuniste të asaj kohe, mjaftonte përmendja e emrit të një personaliteti gjerman që të jepej të kuptohej se gjërat nuk ishin dhe aq keq sa dukeshin, madje dhe me vetë Gjermaninë!

Ndërsa  21 Dhjetor, ZP-ja i jepte goxha vend në faqen e saj të 4 për lajmet e jashtme një seminari të organizuar në qendër të Berlinit Perendimor, në Pallatin e Kongreseve, nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri – Gjermani, shoqatë që ishte nën ndikimin e Partisë Komuniste Gjermane, siç ndodhte rëndom ato vite me këto shoqata, ku duhet thënë gjithsesi se kishte dhe mjaft miq dhe elementë dashamirës ndaj vendit dhe popullit tonë. Kryetari i saj, Platzman, në fjalimin e tij nënvizoi se “ ngjarjet në Berlin nuk kishin kurfarë lidhje me Shqipërinë. Sepse ajo kishte mbi 20 vjet që ishte shkëputur nga Traktati i Varshavës dhe 30 vjet nga ndikimi i Moskës dhe se arritjet e popullit shqiptar ishin dëshmia  e qartë për këtë. Pak a shumë të njëjtat gjëra ishin pohuar edhe në një veprimtari tjetër të organizuar në Hamburg, me pjesëmarrjen edhe të diplomatëve të Ambasadës shqiptare në RFGJ. Ndërkohë,  vetëm 4 – 5 ditë para shëmbjes së Murit, Shqipërinë e kishte vizituar Zv.Kryeministri Gjermanolindor, Horst Zöle, i cili nënshkroi me autoritetet tona përkatëse Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Teknik. Në fakt, kjo vizitë dhe Marrëveshja e sipërpërmendur“ e cila ishte si të thuash “ e vdekur para se të lindte” zuri shumë më tepër vend në kronikat  mediatike të asaj kohe se gjithë ngjarjet që kishin të bënin me Murin e Berlinit gjatë periudhës Nëntor – Dhjetor 1989! Madje, në intervistën e tij në ZP, i pyetur enkas mbi gjendjen politike në Berlinin Lindor, ai sikur të vinte nga një planet tjetër, përgjigjet se nuk po ndodhte kush e di se çfarë! Ndërsa, duke shprehur admirimin e tij për arritjet e popullit shqiptar, ai shprehte besimin në vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet RDGJ-së dhe Shqipërisë, madje deri aty nga viti  2010!  “ E shihni, – sikur donte të thoshte propaganda shqiptare e asaj kohe – ja ku po e dëgjoni nga goja e një zyrtari mjaft të lartë gjermanolindor, nuk ka ndodhur ndonjë hata atje!

Mirëpo vetë Zöle pas një jave dha dorëheqjen bashkë me antarët e tjerë të Byrosë Politike të PK të RDGJ-së!

Por, me të drejtë lexuesi mund të pyesë, madje të bëjë dhe vërejtje: “Mor po Muri, dmth lajmi i madh mbi rënien e Murit ku është në kronikat shqiptare të asaj kohe, cilat janë reagimet zyrtare, çfarë bie në sy?” Lexuesi i vëmendshëm, duke iu referuar reagimeve shqiptare mbi ngritjen e Murit  Berlinit nuk mund mos vërejë konseguencën tipike, fatkeqe dhe absurde të propagandës  rregjimit monist. Ashtu si në reagimet e tij mbi ngritjen e Murit në vitin 1961, kur kurkund nuk përmëndej fjala ngritje apo ndërtim Muri, por vetëm “ masa efektive për mbrojtjen e kufirit gjermanolindor” edhe tani fjala “Mur” apo ca më keq akoma “ Shëmbje e Murit” përbën një TABU të vërtetë. Për propagandën komuniste shqiptare të vitit 1989, edhe pse po pretendohej hapja ndaj botës dhe informacionit, nuk kishte ekzistuar ndonjëherë Muri i Berlinit, prandaj nuk kishte se çfarë Muri të shembej!! Ndaj, lexuesi nuk duhet të lodhet për  gjeturqoftë dhe njëherë  vetme  kronikat e asaj kohe fjalën MUR! Askund!

Po atëhereçfarë dhe si pasqyronte ZP-ja dhe propaganda e kohës mbi Murin?

Më 11 Nëntor 1989, ZP-ja jep një njoftim telegrafik fare të thatë mbi miratimin nga ana e Qeverisë së RDGJ-së të “ Rregullave të reja për shtetasit gjermanolindorë, të cilët mund të udhëtonin në Berlinin Perendimor e të qëndronin aty pa patur nevojë për  vizë” Siç dihet tashmë, ishte pikërisht artikullimi i këtij Vendimi dy ditë më parë në një Konferencë konfuze shtypi, që kishte ngritur e nxitur turmat e shumta nga të dy anët e Berlinit për të filluar aty, në Portat e Brandenburgut, procesin madhor historik të shembjes së Murit! Njoftimi vijon pastaj duke shkruar se menjëherë pas këtij njoftimi, Kancelari Kohl kishte ndërprerë vizitën e tij në Poloni dhe kishte shkuar në Berlin, e pastaj në Bon,  ku kishte mbledhur urgjentisht  kabinetin qeveritar! Kësaj i thonë “Hiç, hiç, po Habili vdiq!” As 10 rreshta të thatë nuk zinte në një vend fare të padukshëm në faqen 4 të ZP-së, ky njoftim vërtet historik! Kurse për koment as që bëhej fjalë! Logjika e propagandës komuniste ishte :“E pse  zgjatemikjo s’ka ndonjë lidhje me ne, një vendim qeverie i RDGJ-së dhe aq!!!

Ndërsa më 12 Nëntor, sërish në një njoftim telegrafik, madje çuditërisht në Rubrikën “ Me pak fjalë”!!!” ZP-ja njofton mbi bisedën telefonike të liderit të ri të RDGJ-së E. Krenz me H. Kohlin. Por edhe ky njoftim, me sens negativ, thjesht përmend faktin se Krenzi i ka thënë Kohlit, se nuk bëhet fjalë për ribashkim, por thjesht që të dy vendet të shkojnë sa më mirë me njeri tjetrin, si dy vende sovrane! Dhe aq!! Një njoftim i  thatëjepet edhe më 29 Nëntor 1989 për Planin e famshëm me 10 Pika të H. Kohlit, ku ai parashtroi platformën historike të ribashkimit gjerman. Por, theksi në shkrimin e ZP-së vihej mbi demek kundërshtimet që ishin paraqitur nga homologët e tij. Po aq shkurt, jepeshin edhe njoftimet mbi dorëheqjet e Byrosë Politike në RDGJ,  Çekosllovaki, Hungari e diçka më gjatë rënia dhe ekzekutimi i Çausheskut  Dhjetor. Ndërsa  22 Dhjetor 1989, një ditë pas  ceremonisë së hapjes zyrtare e Portave të Brandenburgut, mbi Murin tashmë të shembur, me pjesëmarrjen edhe të  dy liderëve të RFGJ-së dhe RDGJ-së,  ZP-ja jep sërish vetëm një njoftim telegrafik në Rubrikën “ Me pak fjalë”. Duhej të ishte tepër, tepër i vëmëndshëm dhe të kishe informacion nga burime të tjera që të mund të “ lexoje përmes rreshtave” e të kuptoje se në Berlin kishte ndodhur mrekullia demokratike e botës dhe jo thjesht se ishin hapur dy dyer apo porta do si do!

Padyshim që udhëheqja komuniste e asaj kohe nuk kishte as kuptimin e drejtë, as vullnetin dhe as  kapacitetet politike dhe intelektuale për të bërë NDRYSHIMIN që kishte sjellë rrëzimi i Mureve dhe ndarjeve të Luftës së Ftohtë, ulja e Perdes së Hekurt. Atë mision e kishin dhe do ta realizoninmegjithë vështirësitë jo voglaforcat e vërteta përparimtare dhe demokratike  nuk vonuan  dilnin  skenëpër  rënuar edhe Murin  Tiranë një vit pas atij  Berlinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit