Kryetari i Bashkisë së Devollit Eduart Duro është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Duro është shprehur se do të flasë në një moment të dytë dhe se do të vazhdojë punën si kryetar bashkie.
Para dy javësh ai u mor i pandehur nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi licencoi një karburant i cili ishte pa leje. Kryebashkiaku i Devollit u kallëzua në SPAK nga një subjekt privat në lidhje me licencimin e karburantit.









