Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2025 në vlerë mbi 3.6 miliardë euro me 59 vota pro, dy abstenime dhe asnjë votë kundër. Ndërsa opozita nuk mori pjesë farë në votim.
Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar këtë propozim duke thënë se nuk ka asnjë urgjencë që buxheti ti shmanget procedurave të zakonshme pasi rregullorja i jep mundësi që shqyrtimi i dytë të bëhet deri më 22 dhjetor.
Ndërkohë buxheti në lexim të dytë do të shqyrtohet në datë 21 nëntor në orën 10:00, duke u lënë mundësi deputetëve që të propozojnë amandamente vetëm për dy ditë.









