Një 33-vjeçar nga Lushnje, i identifikuar si R. B., ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në dhomën e një hoteli.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35 të mëngjesit dhe, fatmirësisht, i riu është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur ngjarjen.
Ende nuk janë dhënë detaje të tjera mbi shkakun që mund të ketë çuar në konsumimin e lëndës helmuese.









