-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Koçi mbron Vilma Nushin: Beqaj është strumbullari…

Kryesoret

Debat dhe akuza të forta në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Deputeti socialist, Petro Koçi u shpreh i shqetësuar për dëshmitarët duke thënë se shpesh herë janë tallur me ta, duke i lënë në pritje me orë të tëra. Sipas tij, dëshmitari më i rëndësishëm është Ilir Beqaj.

“Është hera e dytë radhazi që harxhojë orë të tëra duke bërë një debat pa kuptim, në emër të disa kërkesave që dalim papritur, si kjo; o do vijë Vilma Nushi o s’ka. Për mua të vijnë gjithë Vilmat e Shqipërisë, por për mua kjo është taktikë për të shtyrë hetimin. Nëse keni dështuar me hetimin, kjo nuk është taktikë.

Gjykoj që këtu dëshmitari më i rëndësishëm është ish-ministri Beqaj, i cili është strumbullari i gjithë kërkesës për të iniciuar hetimin. Për ato që keni rënë dakord, hajde t’i pyesim të tërë. Por duhet të jemi seriozë. Vërtet jemi parlamentarë, por jo gjyqtarë e prokurorë. Kështu që nëse vijojmë me procedurën normale, mendon brenda afatit mund të bëjmë dhe raportin”, tha Koçi.

LIVE-Koncesioni i Sterilizimit, nis dëshminë biznesmeni Ilir Rrapaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit