Rreth 4 mijë punonjës shëndetësorë në Kroaci kanë nisur grevën për shkak të pakënaqësisë me pagat dhe koeficientët e rregulloreve.
Greva ka prekur 58 institucione shëndetësore në të gjithë vendin, duke përfshirë mjekë, infermierë, teknikë radiologjikë dhe laboratorikë. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave bazë prej të paktën 20 për qind.
Presidenti i Sindikatës Zajedno, Krunoslav Kusec, e quajti përgjigjen e punonjësve të shëndetësisë si “fantastike”, duke shtuar se shumica e anëtarëve janë bashkuar në grevë.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë shprehu gatishmërinë për bisedime, por theksoi se greva nuk është një zgjidhje e pranueshme.