Mëngjesin e djeshëm një aksident ka ndodhur në autostradën Zagreb-Beograd, mes Popovaçës dhe Krizhit. Një makinë është përplasur me një autobus me targa të Bosnjë e Hoercegovinës. Si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 31 të tjerë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kroacisë, 29 nga të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në spitale në Zagreb, Sisak dhe Pakrac.
“Shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kroate të Shëndetësisë.









