-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky dënon sulmet ruse: Terrori nuk ndalohet me fjalë

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dënuar ashpër sulmet me dronë nga Rusia, duke i cilësuar ato si një akt të paprecedentë terrorizmi. Ai ka njoftuar se Rusia ka lansuar një numër rekord sulmesh me dronë gjatë natës, duke lëshuar 145 dronë kamikazë “Shahed” dhe të tjerë sulmues kundër Ukrainës.

Sipas Zelensky, gjatë javës së kaluar, Rusia ka përdorur gjithsej mbi 800 bomba ajrore, 600 dronë sulmues dhe gati 20 raketa të ndryshme, duke shkaktuar viktima dhe shkatërrim të madh. Ai e ka quajtur këtë veprim një terror të papranueshëm dhe ka theksuar se lufta dhe vrasja e fëmijëve nuk mund të harrohen.

“Siguria nga terrori është e pamundur pa vendime të guximshme”, tha Zelensky, duke shtuar se pa drejtësi nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme. Ai gjithashtu ka shprehur besimin se Ukraina mund të arrijë drejtësi dhe paqe në fund të këtij konflikti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit