Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në Athinë, ku është përplasur me një motor tjetër që drejtohej nga një 16-vjeçar. Gjatë përplasjes shqiptari ka rënë nga motori dhe është zvarritur disa metra pa ndjenja, ku më pas ka humbur jetën.
Ndërsa drejtuesi tjetër 16-vjeçari është dëmtuar lehtë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kipseli”, në kryqëzimin e rrugëve “Kipseli” dhe “Zakyntho”.
Të dy drejtuesit e motorave nuk kishin kaskë mbrojtëse. Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.