Policia e Shkodrës ka gjetur 15-vjeçarin, i cili ishte zhdukur që dy javë nga familja.
Babi i 15-vjeçarit, Agim Bibaj nga Postria ka denoncuar rastin në polici. Aureli u gjet nga policia në zonën e Babrrusë në Tiranë dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai mbrëmjen e djeshme ka lënë vëllain në shkollë dhe më pas është larguar nga mësimi dhe nuk ka shkuar dhe në shtëpi. Sipas dëshmisë së shokëve të 15-vjeçarit, ai është larguar pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.
Tani 15-vjeçari do të merret në pyetje në pranisë e psikologëve dhe po ashtu do të trajtohet në mënyrë që të kuptojë veprimin e gabuar nga ana e tij.
Zhduket 15-vjeçari në Shkodër, babai: Kthehu, të presin nëna, motra dhe vëllezërit