-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e energjisë

Kryesoret

Në kuadër të Samitit për Klimën COP29 që po mbahet në Baku, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje historike për krijimin e një kompanie të përbashkët për prodhimin e energjisë. Marrëveshja u firmos mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe gjigantit energjetik Masdar të Emirateve të Bashkuara, një hap i rëndësishëm që do të sjellë investime të reja në Shqipëri dhe rajon.

Pjesëmarrës në nënshkrimin e marrëveshjes ishin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“U nënshkrua në mjediset COP29, marrëveshja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike, që do të investojë në Shqipëri e në rajon”, thuhet në njoftimin e shkurtër në Facebook, në profilin e kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Rama e ka ndarë momentin e nënshkrimit të marrëveshjes në profilin e tij në Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e këtij hapi për sektorin energjetik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit