Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Montemarciano, Itali, pasi u kap me kokainë dhe një shumë të madhe parash.
Arrestimi ka ndodhur pas një kontrolli rutinë të policisë, gjatë të cilit i riu shfaqi shenja të dukshme nervozizmi, duke ngritur dyshime te efektivët.
Karabinierët realizuan një kontroll të mëtejshëm dhe zbuluan disa doza kokainë dhe para të gatshme.
I arrestuari është akuzuar për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike dhe është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për veprime të mëtejshme.