Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar, shtetas zviceran, i cili akuzohet për trafikimin e dy automjeteve të vjedhura në Zvicër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi të mirëorganizuar, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Swiss”.
A. Sh., banues në Zvicër, dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri dy automjete tip “Audi”, të cilat rezultojnë të vjedhura në Zvicër, me një vlerë totale prej 150,000 euro.
Gjatë operacionit, policia sekuestruan një prej automjeteve, tip “Audi Q8”, i cili u gjet në një vendparkim në zonën e Don Boskos në Tiranë. Po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.