Një 25-vjeçar ekstradohet nga Frankfurti pasi akuzohet që 6 muaj më parë ka kryer një plagosje me armë zjarri në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës.
25-vjeçari Erland Krasniqi i lindur në Kavajë u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri. Interpol Tirana së bashku me homologët e Interpol Wiesbaden kryen ekstradimin e 25-vjeçarit
Ai në datë 15 maj të vitit 2024 në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës, ka plagosur me armë zjarri R.B.