Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndiodhur në Klinë të Kosovës, ku si pasojë janë vrarë dy persona nga të shtëna me armë zjarri në një lokal.
Një person ka qëlluar me armë zjarri dhe njëri nga të plagosur ndërroi jetë në karrigen ku po qëndronte i ulur brenda në lokal. Ndërsa i plagosuri i dytë për shkak të palgëve të marra ka humbur jetën në spital.
Ende nuk dihen arsyet e krimit.
Gjithashtu policia ka arrestuar një person dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Armë zjarri në Kosovë, ndërron jetë edhe personi i dytë i plagosur