Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka njoftuar se do të zhvillojë një takim virtual me shqiptarët e Londrës.
Berisha njofton se ky takim do të jetë ditën e dielë me datë 17 nëntor dhe do të jenë të pranishëm anëraja e Kryesisë Floriana Garo, drejtori i Komunikimit Alfred Lala dhe kryetari i FRPD-së Besart Xhaferri.
“Ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e diskutimeve tona mbi çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Berisha.