Ushtria izraelite ka vijuar sulmet ajrore në Bejrut për të tretën ditë me radhë, duke goditur lokacione të kontrolluara nga Hezbollah, grupi militant dhe partia politike që dominon jugun e Libanit.
Në mëngjesin e 14 nëntorit, bombardimet izraelite goditën periferitë jugore të kryeqytetit libanez, pas sulmeve të rënda të një nate më parë. Qielli i Bejrutit është mbuluar nga shtëllungat e tymit, ndërsa sulmet vazhdojnë.
Gjatë natës, Izraeli sulmoi gjithashtu qytetin Bint Jeil në jug të Libanit, ku pesë persona raportohet se janë vrarë.