Republikanët kanë siguruar kontrollin e plotë të Kongresit Amerikan, duke fituar shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Ky rezultat i jep Donald Trump një mundësi të fuqishme për të implementuar agjendën e tij politike, duke përfshirë reforma të mëdha në emigracion dhe taksa, pa kundërshtime të mëdha nga demokratët.
Dhoma e Përfaqësuesve ka 435 vende, ku republikanët kanë arritur të sigurojnë shumicën e nevojshme prej 218 votash. Tani, ata mund të nxjerrin ligje të reja federale dhe të kontrollojnë proceset legjislative.
Mike Johnson, një republikan, është zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe do të udhëheqë këtë strukturë për dy vitet e ardhshme.