Dalin detaje të reja nga operacioni anti-drogë që u finalizua mbrëmjen e djeshme te zona e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Operacioni u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në partneritet me autoritetet spanjolle.
Ka disa të arrestuar. Paraprakisht dyshohet se në një banesë private në Qerekë të Niklës, Fushë-Krujë, është zbuluar një laborator kokaine.
Ndërhyrja e sotme e SPAK-ut vjen një ditë pas takimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ilir Proda me zyrtarë të DEA-s në Athinë.
Spanjollët në Tiranë! Goditja te ‘Kodra e Diellit’ një ditë pasi Proda takoi DEA-n