Ditën e sotme një 48-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në zonën Spartila të ishullit të Korfuzit në Greqi.
Mëngjesin e sotëm teksa po punonte në një arë me ullinj ka ka prekur telat e tensionit të lartë dhe si pasojë, shqiptari ka marrë plagë të rënda. Sipas medias greke, ai u transportua në spital, por nuk arriti që ti mbijetojë plagëve të marra.
Ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.