Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën.
Ditën e nesërme Sabri Kreka do të festonte ditëlindjen 20-vjetorin e tij, por fatkeqësisht ai humbi jetën pasi nuk arriti që t’iu mbijetojë plagëve.
Sipas policisë, 20-vjeçari po drejtonte makinën dhe ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë.
Ndërkohë grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjene rrethanave të aksidentit.
Aksident në austostradën Tiranë-Durrës, humb kontrollin e makinës, ndërron jetë 20-vjeçari