Një 14-vjeçar ndërroi jetë tragjikisht sot në Tiranë. Nxënësit e shkollës “Fan Noli” në Tiranë kanë përjetuar momente tmerri mesditën e sotme kur kanë parë shokun e tyre të klasës së nëntë, të shtrirë në tokë para shkollës.
I mituri u qëllua me thikë dhe mbeti i plagosur bashkë me një tjetër moshatar pas një sherri me një nxënës tjetër të klasës së tetë pak metra para hyrjes së shkollës, kur sapo kishin dalë nga mësimi.
Adoleshenti u dërgua në spital por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ndërroi jetë. Tjetri ndodhet në spital. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.