-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia e shoferit që mori Martinin: Të premten i ka bërtitur një burrë, hapeni kamerat dhe gjejeni kush është

Kryesoret

Shoferi i furgonit që merrte nxënësit e shkollës Fan Noli ka folur rreth vrasjes së 14-vjeçarit Martin cani. Ai u shpreh se Martini ishte djalë i mirë dhe disa fëmijë i kanë dhënë lajmin që “e kanë therrur Martinin”.

Shoferi ka treguar madje që ditën e premte një burrë i kishte bërtitur Martinit dhe ai shante.

“Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua. Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh. Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri. E çova në shtëpi të premten, por shante.

I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është. Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët. Dje nuk e takova më Martinin. Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë. Nuk e njoh familjen e viktimës.”, tha shoferi që merrte Martinin në emisonin Zemër të hapur në News 24.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit