Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi akuzohen për dhunë në familje.
Një 62-vjeçar me iniciale I.K., u arrestua pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij. Ndërsa 64-vjeçari R.B., u arrestua psi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.