Presidenti Ilir Meta ka dërguar një letër publike anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, duke i ftuar ata të nisin protesta paqësore periodike para SPAK-ut.
Meta kërkoi që të denoncohen manipulimet në dosjen e tij dhe që të vihet në dukje mosveprimi i SPAK-ut në hetimin e aferave të lidhura me kryeministrin Edi Rama.
Ai e akuzoi SPAK-un për mbulim të këtyre çështjeve dhe për manipulim të drejtësisë.