-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përkeqësohet moti në Shqipëri, rritet gatishmëria për emergjencat

Kryesoret

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se moti në Shqipëri do të përkeqësohet në ditët në vijim, me reshje të dendura shiu, veçanërisht në veri të vendit. Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Qendrës së Koordinimit të Emergjencave Civile, më 22 nëntor priten reshje intensive deri shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë më të mesme, por mund të arrijnë intensitet të lartë në disa zona.

Për shkak të këtyre kushteve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile dhe institucioneve që menaxhojnë infrastrukturën, si hidrovoret, rezervuarët, dhe furnizimin me energji elektrike dhe ujë. Prefekturat dhe bashkitë janë thirrur të mobilizojnë ekipet e emergjencave dhe të monitorojnë situatën në zonat më të rrezikuara, për të garantuar një menaxhim të shpejtë dhe efikas të situatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit