Para dy ditësh Klaudio Prendi u ekzekutua me armë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Hetimet në vrasjen e Klaudios po vijojnë dhe ka rezultuar se makina e autorëve tip “Audi 4A” është vjedhur para një viti në Tiranë.
Në ekzekutimin e Klaudios dyshohen tre autorë të cilët e kishin ndjekur. Gjatë kohës që Klaudio ka dalë nga lokali në zonën e Xhamllikut dhe po futej në makinën e tij G-Class, ata e kanë qëlluar.
Më pas autorët janë larguar dhe kanë djegur makinën “Audi A4” në zonën e Farkës dhe janë larguar nga aty me automjet tjetër. Ndërsa pistoleta u gjet në makinën e autorëve dhe ishte plotësisht e djegur.