Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin E. Hysaj, i shpallur në kërkim për plagosjen e shtetasit K. Shehaj me thikë në fshatin Gjormë më 25 shtator 2024.
Hysaj u kap nga Forcat “Shqiponja” dhe u gjet brenda banesës së tij. Ai akuzohet për plagosje me dashje dhe është dërguar në paraburgim.