Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Lapardha, në Vlorë, ku një makinë tip Toyota ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës.
Shoferi i mjetit ka marrë disa plagë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për trajtim mjekësor. Pamjet e siguruara tregojnë se makina është shkatërruar rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.