-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Goxhaj: Kush e ka fajin

Kryesoret

Para dy ditësh një ngjarje e rëndë e rradhës tronditi shoqërinë tonë të razuar e të hallakatur. Një adolleshent, një 14 vjeçar mbeti i vrarë më thikë nga një bashkmoshatar tjetër. Por sikur të mos mjaftonte kjo tragjedi, asaj ju shtua edhe indiferentizmi i shtetit dhe i atyre që kanë marrë përsipër të drejtojnë shtetin, Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Me deklaratat e tyre rreth këtij rasti, sikur ata të mos i përkisnin këtij shteti por thjesht ishin dy vizitorë atë ditë në kryeqytetin e vendit.

Presidenti ndër të tjera tha “ Fajin e ka shoqëria, ndërsa Kryeministri tha “Fajin e ka Tik-Toku”.

Tek dëgjoja dy njerëzit më të pa përgjegjëshëm në historinë e shtetit shqiptar më erdhi në mendje një histori e vërtetë përgjegjësie e cila i ka ndodhur Kalifit të dytë të islamit Omer ibn Hattabit.

Periudha e kalifatit të Omerit, ishte periudha e zgjerimit të Islamit me çlirime. Ai i mori brenda kufijve të Shtetit Islam Sirinë, Palestinën, Egjiptin, Irakun dhe Iranin që gjendeshin nën sundimin e Perandorisë Bizante dhe Perandorisë Sasane që ishin dy shtetet e mëdha të asaj kohe.

Ai ishte i pari që formoi institucionet e shtetit Islam, institucionet e drejtësisë, bashkitë, ushtrinë, institucionin e postës si dhe  institucionin për mbarëvajtjen e punëve publike

Kalifi Omer kishte zakon që në mbrëmje vonë dilte e vizitonte Mekën dhe rrethinat e saj, dhe tek po udhëtonte një natë në një nga rrethinat e Mekës pa një zjarr të ndezur e i thotë shoqëruesve të tij “Mendoj se është ndonjë udhëtar të cilin e ka penguar nata dhe ftohti. Eja me mua. Nxitohuni, të shohim se kush është.”

Kur iu afruan, panë që ishte një grua me fëmijët e saj, e cila  kishte ndezur zjarr, në të cilin kishte lënë një tenxhere, ndërkohë që  fëmijët po qanin pa pushim.

Hazreti Omeri pyeti “A mund të afrohem”

Gruaja ju përgjigj “Afrohu nëse ke mirësi, përndryshe ktheu.”

Hazret Omeri shkoi pranë tyre dhe pyeti se çfarë halli kishin.

– “U detyruam nga nata dhe ftohti që të mbetemi këtu”, i tha gruaja.

– “Po fëmijët, pse po qajnë?” E pyeti Hazret Omeri.

– “Nga uria.” Iu përgjigj ajo.

– “Çfarë po zien në këtë tenxhere?” E pyeti Omeri.

-“Vetëm ujë.” Iu përgjigj ajo dhe tha “që t’i mbaj fëmijët me shpresë se ushqimi po gatuhet dhe në ndërkohë t’i zërë gjumi. Allahu (Zoti) do të gjykojë mes nesh dhe Omerit.”

Hazret Omeri e pyeti i habitur “ Moj grua, Allahu (Zoti) të mëshiroftë, si mund të dijë Omeri gjendjen tënde?

“Ai ka pranuar të jetë mbikëqyrësi ynë, por është i pavëmendshëm ndaj nesh”, iu përgjigj gruaja.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këta dy individëd më të pa përgjegjëshëm të historisë së shtetit Shqiptar, ata kanë zgjedhur të jenë mbikqyrës të këtij populli, por sillen sikur dikush i ka vënë me zor atje dhe kujdesen vetëm për punët e sigurinë e tyre.

Pamvarësisht se kanë marrë përsipër që me paratë tona publike të garantojnë sigurinë publike në shkolla dhe në rrugë, ata në rastin më të parë që kjo siguri cënohet, dhe jo vetëm në këtë rast, menjëherë heqin dorë nga përgjegjësia që i ngarkon detyra, por fajin ja lënë menjëherë shoqërisë dhe popullit.

Ose edhe më keq, nxjerrin tellallët e tyre nëpër mediat e kontrolluara nga oligarkët të cilëve ju shërbejnë me zell për të thënë se fajin në këtë rast e ka familja, prindërit.

Në momentin që prindi e dorëzon fëmijën në shkollën e shtetit është shteti ai që duhet të mbajë përgjegjësinë për të për aq orë sa ai gjendet nën patronazhin e atij institucioni.

Nëse për 24 orë të ditës do të ishin përgjegjës vetëm prindërit atëherë duhet bërë një ligj që të mos lejojë fëmijët të lëvizin vetëm nëpër rrugët e qyteteve pa qënë nën shoqërimin e një prindi.

Shteti dhe qeveria që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë e fëmijës në shkollë por edhe në rrugë, kanë hequr dorë.

Policia, si ajo e rendirt por edhe ajo bashkiake  e cila duhet të jetë prezente nëpër ambientet edhe të brendëshme, por edhe të jashtme të shkollës, nuk gjëndet askund.

Kjo pasi ata të bashkisë nuk kanë kohë, se ndërkohë janë lëshuar duke ruajtur nëpër cepa pallatesh se mos del ndonjë fshatar i lodhur të shesi dy tufa majdanoz po u regjistruar në bashki, që pastaj të venë e t’ia sekuestrojnë prodhimin.

Ndërsa ata të policisë së rendit janë të zënë ose duke garantuar sigurinë e Kryeministrit dhe të Presidentit kur kalojnë nëpër qytet, ose duke vajtur nëpër shtëpitë e qytetarëve se mos kanë bërë ndonjë ndërtim pa leje sa herë që ndonjë komshi i bën telefon, sa herë që dëgjon çekiçin duke ngulur ndonje gozhdë në mur për të varur ndonjë foto të fëmijëve.

Dhe këta të pappërgjegjëshëm nuk turpërohen që me marrëzinë e tyre dhe gjith pavionin e tyre të të marrëve, që  njëri e quan qeveri, e tjetri kabinet, të na ngarkojnë neve përgjegjësinë e tyre dhe sidomos fajin.

Por le të kthehemi për një moment sërish tek historia e Hazreti Omerit.

Hazreti Omeri u kthye me nxitim në Mekë dhe shkoi në një depo të kalifatit dhe mori një thes miell e një kuti gjalpë.

E ngarkoi vetë thesin e miellit në shpinë dhe u nis për te gruja me fëmijët.

Dhe pasi arriti atje e ndihmoi gruan që të gatuante diçka për t’i shuar urinë fëmijëve.

Dhe pasi fëmijët hëngrën e ranë të flinin Hazreti Omeri u çua e u nis të ikte.

Në këtë kohë gruaja i drejtohet “Allahu (Zoti) të shpërbleftë me të mira”, je më i denjë për t’u shpërblyer sesa Prijësi i besimtarëve.”

Hazreti Omeri i kthehet “Fol për të mira, moj grua.”

Por gruja ja kthen sërish “ Prijësi i besimtarëve është përgjegjës edhe për një dele që e ha ujku në pyll.”

Ndërsa këta tulkunjët e marrë që kanë marrë përsipër të udhëheqin nuk mbajnë përgjegjësi as për delet  (Zv/ministra, ministra e drejtorë) që i kanë në vathën e tyre (qeveri).

Dhe në fund na vënë në dilemë mendore se kush e ka fajin në këtë vend, ne apo këta tulkunjët e marrë, që luajnë budallain?!

Ps: Fjalën tulkunj e kam huazuar nga profesori dhe studiuesi Agron Dalipaj.

Vritni mëndinen se besoj e gjeni kuptimin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit