Moti i keq ka goditur vendin ditën e sotme, duke shkaktuar dëme materiale në disa qytete. Erërat dhe stuhitë kanë përfshirë Bulqizën, ku një pjesë e çatisë së Pallatit të Kulturës është shkatërruar.
Pamjet regojnë pasojat e stuhisë që ka prishur çatinë e godinës.
Ky dëmtim është vetëm një nga pasojat e motit të keq që ka prekur edhe zona të tjera të vendit.








