Moti i keq, i shoqëruar me reshje dhe erë të fortë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Durrësit. Palmat në qendër të qytetit janë rrëzuar nga era, duke shkaktuar dëme në bizneset përreth dhe duke paraqitur një rrezik për kalimtarët. Pamjet e siguruara nga ABC News tregojnë dëmet e shkaktuara, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të parandaluar çdo incident tjetër.
Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, autoritetet shqiptare dhe italiane kanë njoftuar anulimin e lundrimeve nga Durrësi në drejtim të Barit dhe anasjelltas për këtë të premte.