Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë. Flordian Mulaj 35 vjeç dhe Artur Dauti 43 vjeç janë konfliktuar së bashku në një lokal në fshatin Dojan.
Më pas Flordian Mulaj ka shkuar në banesë ka marrë armën dhe ka qëlluar Arturin Dautin, i cili humbi jetën në vendngjarje. Ata janë janë shokë dhe nuk kanë pasur probleme të mëparshme.
Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e vrasjes. Pasi qëlloi Arturin Dautin me armë zjarri pistoletë, autori Flordiani Mulaj u largua nga vendgjarja.
Ndërkohë policia po kryen kontrolle për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.