Lara Colturi arriti të ngjitet në podiumin e një etape të Kupës së Botës, duke u renditur e dyta pas numrit 1 të botës Mikaela Schifrin.
Kjo është hera e parë për Shqipërinë që arrin të jetë mes më të mirëve në botë në ski për femra dhe kjo falë Lara Colturit në etapën e 3-të të Kupës së Botës.
Lara Colturi disa ditë më parë mbushi 18 vjeç dhe e ka futur Shqipërinë në garë me gjigantët Botëror si Amerika, Zvicra, Suedia, Norvegjia dhe shumë vende të tjera të këtij niveli.