Franca ka kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas njoftimeve se forcat izraelite kanë marrë kontrollin e Fortit Beaufort në Libanin jugor. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ka kritikuar ashpër zhvillimet, duke i cilësuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëveshjeve të armëpushimit.
“Kërkova një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sepse, megjithëse ne njohim në Izrael të drejtën për mbrojtje legjitime kundër sulmeve të Hezbollahut, asgjë nuk mund të justifikojë zgjatjen e operacioneve ushtarake izraelite në Liban dhe pushtimin gjithnjë e më thellë në territorin libanez,” tha Jean-Noel Barrot.
Ai shtoi se kjo përbën “një gabim të rëndësishëm”, pasi bie ndesh si me angazhimet për armëpushim ashtu edhe me të drejtën ndërkombëtare.









