-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Vezaj: SPAK-u dështoi në konfiskimin e pasurive!

Kryesoret

Vetëm për rroga, SPAK dhe BKH kanë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë! Altin Dumani, kreu i SPAK, foli dje për “arritjet” në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por anashkaloi dështimin e theksuar në konfiskimin e pasurive të ngritura nga krimi. Ai përmendi shifrat e sekuestrimeve, duke deklaruar se këtë vit janë sekuestruar 6 milionë euro në cash. Gjithashtu, bëri me dije se gjatë pesë viteve të fundit janë sekuestruar 150 milionë euro pasuri.

Por pyetja mbetet: Sa nga këto pasuri të sekuestruara janë konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit shqiptar? Sipas të dhënave zyrtare të SPAK dhe vendimeve të gjykatave të formës së prerë, janë konfiskuar vetëm disa prona modeste. Rasti më i spikatur është ai i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili ka humbur në favor të shtetit një tokë dhe një apartament në Durrës.

Po të tjerët? Çfarë ka ndodhur me pasuritë e ngritura nga ish-ministrat, ish-kryetarët e bashkive, ish-deputetët apo drejtuesit e lartë të administratës? Rezultati është zhgënjyes: zero konfiskime të rëndësishme. SPAK, i krijuar si pjesë e Reformës në Drejtësi për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe për të KONFISKUAR pasuritë e këtyre individëve, duket se ka dështuar.

Në pesë vite, SPAK ka arritur vetëm të arrestojë disa persona dhe të kryejë sekuestrime që shpesh lirohen më vonë nga gjykatat. Shembuj të tillë gjenden pothuajse çdo ditë në media, përfshirë personazhe të njohur publikisht.

Ku janë hetuesit financiarë?

Aktualisht, 12 hetues financiarë punojnë pranë SPAK, duke marrë një pagë prej 300 dollarësh më pak në muaj krahasuar me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ndonëse mbajnë barrën kryesore të punës financiare. Megjithatë, duket se prokurorët nuk i mbështesin në përpjekjet për konfiskimin e pasurive të personave të dënuar me vendime të formës së prerë, si Saimir Tahiri, Lefter Koka etj! Në të njëjtën kohë, individë të tjerë të fuqishëm, të hetuar për korrupsion dhe krim të organizuar, vazhdojnë të mbeten “të paprekshëm.”

Buxheti dhe rezultatet e pakta

Në një analizë pesëvjeçare, shifrat janë alarmante:

  • Pagat e 20 prokurorëve të SPAK, me një rrogë mujore prej 4,900 dollarësh secili, kanë kushtuar rreth 5.8 milionë dollarë.
  • Pagat e 60 oficerëve të BKH, me një rrogë prej 2,900 dollarësh secili, kanë arritur një total prej 8.3 milionë dollarësh për katër vite.

Kur llogariten shpenzimet për administratën, logjistikën dhe operacionet, fatura rritet ndjeshëm, ndërkohë që rezultatet mbeten të pakta dhe zhgënjyese.

Deklaratat e Dumanit dhe realiteti

Në intervistën e tij, Dumani përmendi disa herë faktin që krimi i organizuar pastron paratë në sektorin e ndërtimit dhe pronave të paluajtshme. Ky është një realitet që dihet prej kohësh, madje edhe nga qytetari i thjeshtë. Por çfarë po bën SPAK për të hetuar, sekuestruar dhe konfiskuar këto pasuri? Deri tani, asgjë konkrete nuk është bërë.

Mesazhi për z. Dumani dhe SPAK

Zoti Dumani, SPAK nuk është aty për të bërë konstatime, por për të vepruar. Në pesë vite, bilanci flet për mungesë veprimesh konkrete dhe dështim në përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë për drejtësi. Shqiptarët presin jo vetëm ndëshkimin penal të korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe konfiskimin e pasurive të paligjshme që këta individë kanë krijuar mbi kurrizin e tyre. Është koha për rezultate dhe jo për justifikime.

P.S. Herën tjetër shikoje në sy Gazetarin!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit