Kryetari i PD-së, Sali Berisha referuar vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani shprehet se Edi Rama kërkon të lajë duart me ndalimin e Tik Tok-ut.
“Por dielli me shoshë, as dhe krimi horror i vrasjes publike të Martin Canit në duart e shkollës, nuk mund të mbulohen me Tik Tok! Të gjithë e dinin se vrasesi kishte ardhur me thikë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!
KY ËSHTË SKANDAL I VËRTET
I gjithë stafi shkollor nga mësuesja kujdestare, psikologia, shokët e klasës deri te Drejtoresha e shkollës Fan Noli ku ndodhi vrasja e nxënësit ishin në dijeni ditën e tragjedisë që sulmuesi kish marr thikë me vete dhe asnjë nuk ka reaguar !!!
Për mua duhet shkarkuar nga puna të gjithë ata që e kanë ditur se vrasësi kish armë dhe nuk kanë bërë asgjë për ta shmangur atë krim të shëmtuar” shkruan ai.