Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit që të ngrihen dhe të shpëtojnë Shqipërinë.
Berisha shprehet se Elbasani u shndërrua në djepin e zhvillimeve të mëdha të mëvonshme të bashkësisë islamike, vendimet e së cilës janrëndësie historike për besimtarët myslimanë shqiptarë. Ai theksoi se kontributi i Elbasanit në histori në të gjithë kohërat është një kontribut i madh.
“Sot, kërkohet nga çdo qytetar dhe qytetare e Elbasanit të ngrihemi dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo politikë e cila po shkatërron qënien, identitetin tonë kombëtar.
Kundër kësaj diktature, më e keqja në historinë në kuptimin e asaj, që diktaturat e bandave janë vlerësuar nga historianët si më të këqijat, sepse ato nuk ndjekin asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë Kushtetutë, përveçse përroi psiqik të diktatorit.
Beteja që zhvillojmë sot është një kauzë e drejtë, është një kauzë e cila do fitojë.
Në rast se rikthehemi bashkë një vit më parë, dy vite më parë, apo qoftë edhe 6 muaj më parë do shohim se në kalvarin që i imponua.”, tha Berisha.